×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Një zor të madh e ka Kurti që po thur lavde për Gjingjiqin e Ivanoviqin

    Reporteri
    13 Mars 2023 | 22:43
    Ish-deputeti Daut Haradinaj

    Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili dje ka kujtuar ish-kryeministrin e Serbisë, Zoran Gjingjiq në përvjetorin e vrasjes.

    Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Daut Haradinaj ka thënë se kryeministri Kurti e ka një zor të madh që po ‘vajton’ Gjingjiqin, por edhe Ivanoviqin, kohë më parë, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “Një zor i madh duhet të jetë tek Albini që po i vajton ata që shkaktuan dhembje mbi popullin shqiptar. Dje thurri lavde për Ivanoviqin e sot për Gjingjiqin. Deri ku do shkojë logjika e tij, nje Zot e din! Ama që e ka nje zor, e ka. Veq Zoti e ndihmoftë!”, ka shkruar Daut Haradinaj. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!