×
  • Lajme
  • Lajme

    Kreu disa vjedhje të rënda, policia arreston në Emshir 53-vjeçarin

    Reporteri
    13 Mars 2023 | 23:17
    Fotografi ilustruese.

    Njësitet policore të stacionit të Fushë-Kosovës, kanë arrestuar sot në lagjen Emshir në Prishtinë, një person të dyshuar për disa vjedhje të rënda.

    Rastet kanë ndodhur gjatë muajit mars 2023, në intervale të ndryshme kohore, kryesisht në markete.

    Puna e hetuesve të stacionit policor të Fushë Kosovës është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar, E.K, mashkull, 53 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

    Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 5 raste të vjedhjeve të rënda.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!