×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    14 Mars 2023 | 7:12

    Ngjarjet kryesore të ditës së sotme.

    Ngjarjet e datës 14 janar 2023:

    – Instituti Kombëtar Demokratik organizon konferencën hyrëse të edicionit të dhjetë të Javës së Gruas me mbështetjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar dhe dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. (Hotel Emerald, ora 9:30)
    – Komuna e Prishtinës organizon tryezë të rrumbullakët me ç’ rast do të bëhet prezantimi i dizajnit konceptual për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës. (Villa Gërmia, ora 10:00)

    – Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore organizon ngjarjen “Dita e Matematikes – Festivali i Matematikes”. (Lokalet e Gjimnazit të specializuar matematikor në Prishtinë, ora 10:00)

    – Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë znj.Rozeta Hajdari raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti punën e ministrisë në vitin 2022 dhe planin e punës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

    – Kolegji AAB organizon promovimin e librit “Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit”, të autorit Evarist Beqiri. (Teatrin Kamertal i AAB-së, ora 11:00)

    – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit, ora 11:00)

    – Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu raportojn para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e raportit të auditimit të performancës “Menaxhimi i projektit Bashkimi i qytetit të Ferizajt”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton projekt-akteve të brendshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!