×
  • Lajme
  • Lajme

    E hëna e kobshme për dy familje kosovare, dy të rinj vdiqën në rrethana të dyshimta

    Reporteri
    14 Mars 2023 | 7:35

    Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur dje në Kosovë. Një 22 vjeçar dhe një 23 vjeçare kanë vdekur në rrethana të dyshimta.

    Pasditen e djeshme një djalë i moshës 22 vjeçare ka vdekur në shtëpinë e tij.

    Ky rast ka tronditur familjen dhe gjithë të afërmit, teksa Prokurori i Shtetit e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë. Hetimet për këtë rast kanë nisur, ndërkohë që janë deklaruar edhe nga familja.

    Në një njoftim me detajet për ceremoninë e varrimit, familjarët kanë bërë të ditur se 22-vjeçari ka vdekur si pasojë e një infarkti.

    “Lajmërim – Ju njoftojmë se sot ( 13 Mars 2023 ) në moshën 22 vjeçare, pasi pësoi një infarkt, ka ndërruar jetë Valmiri Nipi Jem. Varrimi nesër Ne ora 16:00”, ka shkruar ai.

    Një rast tjetër i rëndë dje ka ndodhur edhe në Mitrovicë, ku një vajzë e moshës 24 vjeçare është gjetur e vdekur brenda banesës së saj.

    Rastin e ka konfirmuar edhe policia në rajonin e Mitrovicës ku e ka cilësuar rastin si vdekje të dyshimtë.

    Familjarët kanë njoftuar se varrimi do të bëhet sot në varrezat e fshatit Shipol.

    Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion dhe rasti të hapet si “Vdekje e dyshimtë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!