×
  • Sport
  • Sport

    Sportisti i njohur shkoi për muajin e mjaltit në Kroaci, kthehet në arkivol

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 10:28

    Bota e sportit është tronditur edhe njëherë. Mediet irlandeze kanë njoftuar për vdekjen e sportistit të tyre të njohur Tommy McCormack.


    Sportisti kampion në peshëngritje kishte shkuar në Split të Koracisë për muajin e mjaltit, por vdiq pas një sulmi në zemër.

    Irish Post bën të ditur se ai ka vdekur në moshën 35-vjeçare, në një klinikë të Kroacisë.Bashkëshortja e tij, Karen Guthrie vdekjen e tij e ka përshkrua me fjalët më emocionuese.

    “E verdha ishte ngjyra e tij e preferuar. Është pak të them se jam e shokuar. Ai ishte shpirti im binjak, miku im më i mirë, bashkëshorti im. Nuk mund ta përshkruaj sa shumë e dua dhe sa shumë më ka dashur. Jam i thyer tërësisht. Ndoshta jam e vetme në ishujt në zemër të Kroacisë, por duhet të them se e ndjej dashurinë e secilit prej jush që e keni dashur. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen. E di se askush nuk di çfarë të thotë, por mjafton të jeni me mua dhe familjen e tij”, ka shkruar Karen.

    Për shkak të kostos së lartë të transportit të kufomës, ka nisur një kampanjë e donacioneve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!