Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky është krim dhe se përgjegjësit duhet përballur me drejtësinë shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Kontratën për restaurimin e gjimnazit të vjetër e patëm nënshkruar javën e kaluar. Dje kanë nisur punimet, ndërsa sot në orët e para të mëngjesit ia vunë flakën. Ky është krim. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë.
Gjimnazi i vjetër “Ismail Qemali’ në Ferizaj do të restaurohet, i pëlqeu apo jo keqbërësve. Trashëgimia jonë kulturore është më e rëndësishme se interesat tuaja të ngushta. Metodat e porositë mafioze nuk na ndalin.” ka shkruar Çeku në Facebook.
Sot në orët e parë të mëngjesit është djegur objekti i Gjimnazit të vjetër “Ismail Qemali” në Ferizaj i cili po restaurohej.
“Rreth orës 04:25 kemi pranuar një informate se në një objekt shkolle të vjetër jo funksionale në rrugën “Ramadan Rexhepi” është një incident zjarri. Ekipe të policisë, zjarrfikësve kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar, veç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, ka njoftuar Policia.