Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Inspektoratit të Tregut përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se konsumatorët nuk do t’i gjejnë në treg 4 produkte pasiqë këto janë vlerësuar të rrezikshme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net
Produktet e larguara janë: Disk prerës me thika, dy lloje të disqeve me zingjir dhe rubinet uji me nxehës elektrik.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Inspektoratit të Tregut njofton konsumatorët se ka larguar nga tregu 4 produkte të cilat vlerësohet se paraqesin rrezik serioz për përdoruesit. Identifikimi i produkteve të pasigurta ka ardhur si rezultat i mbikëqyrjes së tregut të brendshëm dhe konstatimit që të njejtit nuk plotësojnë kriteret themelore të sigurisë së produkteve.
Ministria e Indistrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorëve nga të gjitha produktet e pasigurta në treg, me këtë rast ftojmë qytetarët-konsumatorë që të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve, dhe për çdo shkelje të të drejtave të konsumatorit, të vazhdojnë të adresojnë ankesat/njoftimet në Inspektoratin e Tregut, përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.” thuhet një njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.