×
  • Lajme
  • Lajme

    40 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunim në Gjermani

    Reporteri
    14 Mars 2023 | 16:42

    Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, për caktimin e paraburgimit deri në përfundim të procedurës për lejueshmërinë e ekstradimit, duke i caktuar masën e paraburgimit 40 ditë të dyshuarit L.S., për vepër penale të dhunimit.

    Sipas komunikatës për media të kësaj gjykate, INTERPOL, ka lëshuar urdhër arrest për arrestimin e L.S., nga Republika Federale e Gjermanisë, me kërkesë për ekstradimin e tij autoriteteve të Gjermanisë.

    Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se L.S., në territorin e Gjermanisë ka kryer
    vepër penale, “abuzim seksual i rënduar i një fëmije që përkon me dhunimin” nga Kodi Penal të Gjermanisë.

    “I kërkuari/pandehuri L.S., është shpallur në kërkim ndërkombëtar me vendimin e datës
    29.08.2022 të Gjykatës së Heidelbergut të Gjermanisë. I njëjti do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej dyzet (40) ditë, i cili do të llogaritet nga data 13 mars 2023 dhe do të zgjasë deri më 22 prill 2023”, thuhet në komunikatë.

    Sipas kwsaj komunikate, gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Ilir Rashkaj, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës së konkretizimit të ekstradimit, gjegjësisht marrjes së vendimit për lejueshmërinë e ekstradimit.

    Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!