Një qytetar e ka parkuar makinën e tij në mes të zebrave në kryeqytet. Kjo hapësirë është e ndaluar për parkim, por nuk e ka penguar pronarin e makinës që ta parkojë atë në vend jo të duhur.
Të shpeshta janë rastet kur hapësirat publike dëmtohen pikërisht nga këta shoferë të pandërgjegjshëm, derisa qytetarët rrezikojnë jetën e tyre, për shkak se trotuaret janë të bllokuara.
Ka raste edhe më të zakonta, kur pikërisht ata që posedojnë makina super të shtrenjta nuk njohin rregull as ligj.
Edhe ngasësi i kësaj veture, ka parkuar “bishën” e tij midis zebrave.
Po ashtu, të mërkurën edhe një mërgimtar nga Zvicra ka parkuar veturën që kushton mijëra euro në pjesën e dedikuar për këmbësorë, pranë së cilës ka edhe gjelbërim. Policia e Kosovës nuk është marrë me këtë rast por kjo nuk do t’i shpëtonte asaj zvicerane.
Shumë mërgimtarë po thyejnë rregullat e trafikut në Kosovë, veprime këto që nëse do t’i bënin në shtetet europiane do të gjobiteshin. Duket se kjo është aresyeja pse ky mërgimtar e ka shftytëzuar rastin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.