×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Rumania takohen në Tajvan

    Reporteri
    14 Mars 2023 | 17:55

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, bashkë me deputetë tjerë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Rumania po qëndrojnë në Tajvan për të marrë pjesë në Forumin për Transparencë Parlamentare të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik NDI.

    Këtë vizitë e ka lajmëruar Deliu me anë të një postimi në facebook.

    “Gjatë qëndrimit në Tajvan kemi takuar përfaqësues të SHBA-së dhe të Bashkimit Evropian në Taipei, presidenten e Tajvanit, znj. Tsai Ing-wen dhe përfaqësues të institucioneve tjera. Kosova mund të mësojë shumë nga përvoja e Tajvanit në fushën e IT-së, në luftën kundër dezinformimit, në fushën e ekonomisë dhe atë të arsimit”, ka shprehur Deliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!