×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku në takimin me Hovenier: Kosovës i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë

    Reporteri
    14 Mars 2023 | 17:54

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot ka pritur në zyrat e partisë së tij ambasadorin e ShBA-së, Jeffrey Hovenier, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në takimin me Hovenier, Abdixhiku ka bërë të ditur se kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe procesin e dialogut.

    “Kënaqësi e veçantë që me bashkëpunëtorët e mi, të pres në zyrat e LDK-së ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Themelet e bashkëpunimit tonë janë historike dhe mbi to do të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët”, ka shkruar kryetari i LDK-së në Facebook.

    Ai ka njoftuar ambasadorin amerikan mbi qëndrimin e LDK-së sa i përket këtij procesi.

    “Biseduam për zhvillimet politike në vend dhe procesin e dialogut. Ambasadorin e njoftova mbi qëndrimin tashmë të bërë publik të Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi procesin e dialogut. LDK-ja i ka dhënë gjithnjë përkrahje procesit të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-ve. LDK-ja po ashtu mbështet implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces”, ka shkruar Abdixhiku.

    Gjithashtu, në takimin me Hovenier, kreu i LDK-së i ka theksuar ambasadorit amerikan se Kosovës i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë.

    “LDK-ja përsërit se Kosovës i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë dhe se asnjë marrëveshje tjetër nuk garanton normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Në takim po ashtu elaboruam edhe pikëpamjet tona mbi Preambulën, Nenin 7 dhe Nenin 10 të tekstit të marrëveshjes”, ka shkruar ai./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!