×
  • Lajme
  • Botë

    Avioni rus rrëzon një dron amerikan “Reaper” mbi Detin e Zi

    Reporteri
    14 Mars 2023 | 18:33

    Një avion luftarak rus Su-27 goditi të martën helikën e një droni vëzhgimi ushtarak amerikan “Reaper”, i cili si rezultat ra në Detin e Zi në një incident që u cilësua si “i papërgjegjshëm” nga ushtria amerikane.

    “Avioni ynë MQ-9 po kryente operacione rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur u godit nga një avion rus, duke rezultuar në një përplasje dhe humbje të MQ-9-ës,” tha në një deklaratë gjenerali i Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara, James Hecker. /VOA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!