Një rrahje kishte ndodhur dy ditë më parë në plazhin e Velipojës. Mbikëqyrësi i njërit prej çadrave u përlesh fizikisht me dy familje nga Kosova.
Dy ditë pas kësaj ngjarje janë publikuar pamjet e një rrahje tjetër masive në plazhin e Shëngjinit, ku siç shihet në video, të përfshirë kanë qenë edhe pushues nga Kosova, shkruan Reporteri.net.
Gjersa nuk dihet për shkakun e rrahjes e cila thuhet se ka ndodhur me datën 30 të këtij muaji, në pamje shihet se në përleshje janë përfshirë edhe vajzat. Në një moment madje njëra prej tyre tenton të gjuajë edhe me gurë.
Policia e cila ka qenë e pranishme në vendin e ngjarjes nuk ka arritur që ta kontrollojë situatën.
Një pushues nga Kosova teksa tenton të qetësojë situatën, dëgjohet duke thënë: “Nuk kemi ardhë këtu për probleme”. Në anën tjetër, në një moment tjetër gjatë rrahjes dëgjohen ulërimat: “Hajdeni këtu o kosovarë”. /Reporteri.net
Pamjet janë kapur nga një pushues nga Kosova:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.