×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Veternik, lëndohen pesë persona

    Reporteri
    15 Mars 2023 | 10:28

    Një aksident në mes dy veturave ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në hyrje të Prishtinës, më saktë në Veternik.

    Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Reporteri.net se si pasojë e aksidentit të lënduar kanë mbetur pesë persona.

    “Rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

    Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

    Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, kanë thënë nga Policia e Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!