×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia formon taskë forcë për komunikim me prokurorët e Hagës

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 11:23

    Serbia mund të ofrojë informacione të reja tek Prokuroria Speciale në Hagë kundër Ramush Haradinajt.


    Kështu të paktën po pretendon kryetari të ashtuquajturit Komisionit Parlamentar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun, transmeton lajmi.net.

    I njëjti i ka thënë gazetës “Politika” se autoritetet serbe kanë gjetur mënyrë për të komunikuar me Prokurorinë në Hagë, ani pse sipas tyre e njëjta është pjesë e sistemit juridik të Kosovës, të cilën Serbia nuk e njeh.

    “Komunikimi është realizuar me ta sepse është në interesin tonë të vijmë deri tek drejtësia, dhe t’i gjykojmë krimet e mundshme. Komunikimi është realizuar megjithë faktin që kjo gjykatë është formuar në Prishtinë”, ka thënë ai.

    Madje ka thënë se Serbia ka formuar taskë forcë e cila do të punojë në këtë drejtim.

    “Ka dëshië dhe fakte që nuk mund të diskutohen tani”, thotë ai.

    Haradinaj është ftuar nga Specialja në cilësinë e të dyshuarit.

    Pas kësaj, ai dha dorëheqje nga posti i kryeministrit ndonëse në Hagë kishte për t’u paraqitur vetëm për intervistim.

    Nuk dihet nëse ndaj tij Specialja do të ngrisë aktakuzë, për shkak se kjo varet nga rrjedha e hetimeve dhe provave të administruara nga Prokuroria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!