Erërat veriore do të fuqizohen në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës duke kushtëzuar edhe reshje bore në shumë vise të rajonit, veçanërisht në Kosovë, por lokalisht edhe në vise tjera.
Ardhja e masës së ftohtë ajrore do të ndjehet veçanërisht orëve të mbrëmjes dhe natës, ndërsa nuk pritet të zgjasë shumë, ngase për fundjavë pritet mot pranveror.
E enjtja do të jetë me mot mjaft të ftohtë për shkak të erërave të ftohta nga veriu, ndërsa të premten do të ketë përmirësim të motit, por ende mbetet relativisht ftohtë.
Mëngjesi i së shtunën mund të jetë me acar paksa më të theksuar për shkak të kthjellimit të plotë të motit, ndërsa nga dita e shtunë do të kemi rritje rapide të temperaturave.
Për fundjavë pas një mëngjesi mjaft të ftohtë (i së shtunës) na pret mot pranveror. /MeteoBallkan
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.