×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    16 Mars 2023 | 7:14

    Këto janë të gjitha aktivitetet e paralajmëruara për sot në vendin tonë:

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nënshkruan memorandum me Universitetin e Prishtinës. (MKRS, ora 10:00)

    Hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit – Kosova 2023 (KIFT) i cili do të mbahet nga data 16-18 Mars.( Salla“1 Tetori”, ora 11:00)

    Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor- Angelo Michele Ristuccia, viziton Komunën e Malishevës, ku do të pritet nga Kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati. (Zyra e Kryetarit, ora: 11:00)

    Nisma për Ndryshim Paqësore organizon ceremoninë e çmimit për media për të kremtuar punën e gazetarëve që kanë kontribuar në prezantimin e storjeve për bashkëjetesën shumë etnike në Kosovë dhe Serbi.( Kafe-libraria ”Dit e Nat”, ora 11:00)

    Sindikata e Re e KEK-ut mban protestë, kërkohet rritje e pagave për të gjithë punëtorët e KEK-ut. (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)

    Ambasada e Italisë organizon aktivitetin “Dita e Dizajnit Italian në Kosovë”, forum me studentë në Fakultetin e Arkitekturës.( Fakulteti i Arkitekturës, ora 16:00)

    Komuna e Gjakovës organizon koncert solistik të instrumentistit hungarez, Terek Jozsef. ( Shkolla e muzikës ” Prenk Jakova”, ora 19:00)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!