×
  • Lajme
  • Botë

    Pamje të reja të përmbytjeve që goditën Turqinë

    Reporteri
    16 Mars 2023 | 8:01

    Të paktën 14 njerëz raportohet se kanë vdekur dhe disa të jetë supozohet se janë të zhdukur pas përmbytjeve në dy provincat juglindore të Turqisë.

    Guvernatori i Sanliurfa, Salih Ayhan, tha se provinca e tij nuk kishte parë kurrë përmbytje si ajo dhe zyrtarët u bërë thirrje banorëve që të evakuoheshin nga katet përdhese dhe bodrumet e shtëpive, shkruajnë mediat e huaja.

    Atje disa persona, përkatësisht veturat e tyre janë parë duke “u tërhequr zvarrë” nga rryma e përmbytjeve dhe personat që u përpoqën të ndihmonin të bllokuarit e pësuan edhe vetë.

    Fatkeqësia e fundit erdhi vetëm pesë javë pas tërmeteve të dyfishta të 6 shkurtit, ku 48,000 njerëz gjetën vdekjen dhe shumë të tjerë mbetën të pastrehë.

    Ndërkohë janë publikuar disa pamje që tregojnë momentin kur një kamion “rrokulliset”, si pasojë e “ujit të fuqishëm”.

    Gjithashtu aty shihen disa vetura që “notojnë” si dhe njerëz që tentojnë të shpëtojnë të tjerë nga përmbytjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!