Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se i ka shkruar zyrtarisht letër presidentit të FIFA-s, Gianni Infantinos, dhe presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferinin, në lidhje me aktivitetet e fundit të ashtuquajturit klub Trepça nga Mitrovica e Veriut.
“Trepça” së fundi u përfshi në kategorinë e tretë të futbollit të Serbisë. Federata e Futbollit e Kosovës reagoi menjëherë pas këtij lajmi dhe tani ka kërkuar që dy shtëpitë e mëdha të futbollit të reagojnë gjithashtu, raporton Gazeta Express.
FFK-ja ka kërkuar ndalimin e çdo lloj gare të futbollit të Serbisë në territorin e shtetit të Kosovës, si dhe që UEFA dhe FIFA ta detyrojnë Federatën serbe që ta ndryshojë statutin e saj, ku Kosovën e paraqet si pjesë të federatës së tyre, e që është në kundërshtim me realitetin dhe statutet e FIFA-s e UEFA-s.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.