×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestojnë punëtorët e KEK-ut: Nëse nuk rriten pagat, do ta lëmë Kosovën në terr

    Reporteri
    16 Mars 2023 | 12:48

    Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë protestuar sot  me kërkesën për rritje pagash.

    Ndër të tjera ata kanë kërkuar pagesë më të lartë për shujtë, rrezikshmëri në punë, pagesën për punën në vikend sipas Ligjit të Punës, si dhe respektimin e vendimeve të gjykatës po për këtë kërkesë.

    Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk rriten pagat, do ta lënë Kosovën në terr. Kështu ka thënë Kryetari i Sindikatës së Re, Nexhat Llumnica.

    “Nëse nuk ngritën pagat, do ta lëmë Kosovën në terr”, theksoi ai ndër të tjera. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!