×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipe Mjekiqi deklarohet pas largimit nga LDK, thotë se nuk iu dha hapësirë e mjaftueshme për të kontribuuar

    Reporteri
    16 Mars 2023 | 14:59

    Shqipe Mjekiqi–Sadiku ka konfirmuar se ka dhënë dorëheqje nga strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Ajo thotë se njëra ndër arsyet e dorëheqjes së saj, qe hapësira e pamjaftueshme për të kontribuar derisa pohon po ashtu se edhe përgjegjësitë e kompetencat ishin të kufizuara.

    “Fatkeqësisht, hapësira për të kontribuar ishte e pamjaftueshme ndërkaq, përgjegjësitë dhe kompetencat ishin të kufizuara në raport me pozicionin që kisha. Për më tepër, përpjekjet për të ndryshuar këtë nuk patën sukses”, ka thënë ndër të tjera ajo.

    Postimi i plotë:

    ”Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Të nderuar përfaqësues të mediave,

    Të martën, më 14 mars 2023, kam dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mundësinë për të shërbyer në strukturat e larta e morra si besim dhe konfirmim për vullnetin e mirë drejt ndryshimeve thelbësore.

    Fatkeqësisht, hapsira për të kontribuar ishte e pamjaftueshme ndërkaq, përgjegjësitë dhe kompetencat ishin të kufizuara në raport me pozicionin që kisha. Për më tepër, përpjekjet për të ndryshuar këtë nuk patën sukses.

    Vazhdoj të mbetem me gjithë qenien time në themelet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
    Falënderoj nënkryetarët tjerë, anëtarët e Kryesisë si dhe gjithë strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mbështetjen. Poashtu, falënderoj familjen time dhe miqtë e shumtë pa përkrahjen e të cilëve ky rrugëtim, sado i shkurtër, do të ishte i pamundshëm”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!