×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet veprimi i Prokurorisë pas akuzave të Vatovcit ndaj këshilltarëve të Haradinajt

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 13:18

    Reagimet e para kanë ardhur për akuzat e ashpra që Agim Vatovci ka bërë ndaj dy këshilltarëve të Haradinajt, Gazmend Abrashit e Jahir Morinës më herët në një televizion.


    Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për drejtësi i ka bërë thirrje prokurorisë që të veprojë në këtë rast.

    “Ftese publike Kryeprokurorit te Shtetit, z. Aleksander Lumezi dhe u.d. se Kryeprokurorit te PSRK, z. Afrim Shefkiu, te ushtrojne kompetencat dhe pergjegjesite qe iu jep ligji”, ka shkruajtur Miftaraj.

    Sipas tij, viktimat potenciale te krimit duhet te sigurohen dhe mbrohen nga shteti.

    Ai thotë se ky rast duhet te sqarohet nga organet kompetente dhe se inicimi dhe mbrojtja duhet të filloj nga Prokuroria.

    Kujtojmë se akuzat e Vatovcit kishin të bëjnë me atë se ai pretendon që këshilltarët e lartëpëmendur të kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinajt e kanë sharë me nënë si dhe siç është shprehur ai ia kanë dhënë organin gjenital në gojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!