×
  • Lajme
  • Lajme

    Mërgimtarëve do t’u kushtojë më shtrenjtë kalimi nëpër Serbi, mësoni arsyen

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 13:32

    Që nga dita e sotme, çmimet për kalimin në rrugët e Serbisë janë rritur. 12% do të jetë çmimi më i lartë për kalim në secilën autostradë në shtetin fqinj.


    Rritja e çmimit për tarifat u përcaktua nga ndryshimet në Ligjin mbi Tarifat për Përdorimin e Mallrave Publike, e cila u miratua para pak javësh në parlamentin serb.

    Çmimet do të variojnë varësisht nga kategoria e automjeteve.

    Ky vendim pritet të prekë edhe diasporën e Kosovës, të cilët janë në numër të madh që shfrytëzojnë ardhjen në Kosovë përmes autostradave në Serbi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!