×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Shqiptarët protestojnë në SHBA, kundërshtojnë marrëveshjen

    Reporteri
    16 Mars 2023 | 19:31
    Fotografi nga arkivi.

    Me motivin “ Kosova duhet të vendosë vetë për fatet e veta” dhe moton “Kosova duhet ta ruaj sovranitetin e integritetin e saj, si një shtet i pavarur “, shqiptarët protestuan para selisë së BE-së në Nju Jork transmeton RTK, shkruan Reporteri.net

    Pjesëmarrës ishte edhe Gani Shehu, ish-komandant i brigadës “Atlantiku” në luftën e fundit, në Kosovë i cili tha se derisa kohëve të fundit po vërehet se presioni i ndërkombëtarëve është shtuar mbi Kosovën , dhe teksa shohim se “me formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, që bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, ne kemi vendosur të protestojmë përpara selisë së BE-së në Nju Jork.”

    “Presioni të bëhet Serbisë e jo Kosovës, ngase Kosova ka bërë kompromise të dhimbshme dhe të vazhdueshme”, deklaroi ish-komandanti i batalionit “Atlantiku”, derisa shtoi se koncesionet tjera që po i kërkohet Kosovës janë të tepërta.

    Mesazhi i këtij tubimi, theksoi ai, është që institucionet e Kosovës të kenë kujdes që të mos nënshkruajnë asnjë dokument që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe me ligjet e saj.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!