×
  • Lajme
  • Botë

    Tragjedi në Indi: Tetë persona humbin jetën pas shembjes së një magazine të mbushur me thasë patatesh

    Reporteri
    17 Mars 2023 | 16:42

    Të paktën tetë persona kanë vdekur pasi çatia e një magazine të mbushur me thasë të mëdhenj me patate u shemb në Sambhal, një qytet në shtetin verior indian të Uttar Pradesh.

    Njerëzit u mbuluan nën grumbuj patate dhe mbeturina nga ndërtesa, dhe video tregonte shpëtimtarët që kërkonin të mbijetuarit.

    Ekipet e shpëtimit kanë hequr thasët për të nxjerrë të plagosurit dhe të vdekurit nga rrënojat e strukturës prej qerpiçi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!