Kapiten Blerim Salihu, nga Policia e Kosovës, ka diplomuar si pjesëmarrës i sesionit të 285-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së.
Kështu ka bërë të ditur PK-ja përmes një njoftimi, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Diplomimi u zhvillua në Akademinë Kombëtare në Quantico, Virxhinia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 16 mars 2023. Sesioni i 285-të ka qenë i përbërë nga ( 247) oficerë të zbatimit të ligjit nga 47 shtete dhe Distrikti i Kolumbisë, ku pjesëmarrësit kanë qenë punonjës të agjencive të zbatimit të ligjit nga 28 vende, katër organizata ushtarake dhe pesë organizata civile federale”, thuhet në njoftim.
“Akademia Kombëtare e FBI-së është ndër akademitë më të njohura ndërkombëtarisht për përsosmërinë e saj akademike dhe ofron trajnime të avancuara nga instruktorë me eksperiencë të gjatë në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit”, thuhet tutje. /Reporteri.net/.
Njoftimi i plotë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.