×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për gjashtë të akuzuarit për shitje të drogës në tërë territorin e Kosovës

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 15:47

    Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve I.P, B.P, I.H, XH.H, L.M, dhe A.R për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.


    Të pandehurve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

    “Në periudhën kohore nga 08.05.2019 – 22.07.2019, në qytetet e ndryshme të Kosovës, në Pejë, Prizren, Prishtinë, Klinë, Ferizaj etj. duke bashkëvepruar me njëri – tjetrin, kanë shpërndarë dhe shitur substanca narkotike që dyshohen të jenë të llojit kokainë dhe marihuanë në sasi të ndryshme, në atë mënyrë që të njëjtit paraprakisht janë marrë vesh mes vete, ku i pandehuri I.P ka siguruar përmes kanaleve të ndryshme substancën narkotike, e pastaj të njëjtën ua ka shpërndarë të pandehurve të tjerë, e këta të fundit e kanë shitur në sasi të vogla në tërë territorin e Kosovës”.

    “Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!