×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ilir Meta paralajmëron dorëheqjen, por ka një kusht!

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 16:28

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se jep dorëheqje nga posti që ka, në qoftë se në vendin e tij do të vinte profesor, Rexhep Mejdani.


    Meta ka thënë se nëse Rama i kërkon dorëheqjen, atëherë në postin e presidentit duhet të vijë një person siç thotë ai me integritet, siç është Mejdani.

    “Nëse kërkon kryeministri jam i hapur të lë detyrën e Presidentit duke konkurruar në 13 tetor, por vetëm me një kusht që në këtë zyrë të vijë një njeri me integritet, që ka qenë në këtë zyrë dhe ka provuar se mbrojtja e interesit kombëtar është mbi çdo gjë tjetër, p.sh si profesor Mejdani”, ka thënë Meta në Top Channel.

    Mes tjerash, Meta ka theksuar se Mejdani është një njeri që dy tre çështje do i mbronte edhe më mirë se ai. Kështu që mos bëjmë sikur nuk e shohim thellimin e krizës, ka shtuar më tej ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!