×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati: Arrestimi i Gazmend Morinës është politik

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 17:17

    Është arrestuar Gazmend Morina, kryeshef i ndërmarrjes së pastrimit në Mitrovicë.


    Avokati i tij, Musa Damati ka thënë se arrestimi i klientit të tij është politik, ndërsa ka bërë të ditur se është ndalur në mbajtje për 48 orë.

    “Klienti im kryeshefi ekzekutiv i ndërrmarjes publike, Gazmend Morina është ndaluar në mbajtje për 48 orë pas intervistimit në zyrat qendrore të Policisë së Kosovës, dhe ky është një rast i pastër politik prapa se cilës konsiderojmë se qëndron politika e cila me çdo kusht tash e një kohë të gjatë është duke tentuar që ta atakoj punën e klientit tim kryeshefit ekzekutiv te ndërrmarjes publike “Krm uniteti”, dhe e gjithë kjo po ndodh si konsekuence e denoncimeve te mëparshme për keqpërdorimet të cilat kanë ndodhur dhe i ka raportuar klienti im Morina në ndërrmarjen në të cilën tani është Kryeshef Ekzekutiv i saj”, ka thënë Damati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!