×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së: Sipas sondazheve të fundit jemi 2% para LDK-së

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 19:02

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se në bazë të sondazheve të fundit është PDK-ja që del subjekti i parë.


    Haxhiu ka theksuar se PDK-ja është 2 përqind para LDK-së.

    “Në sondazhet e fundit partia e parë është PDK-ja. PDK-ja në sondazhet e fundit është 2 përqind para LDK-së dhe kjo diferencë do të rritet edhe pas 3 gushtit edhe edhe në fushatë. Vetëvendosje nuk besoj se mund të arrijë më shumë se sa 15-16 deputetë, bazuar në performansën dhe përçarjen e tyre”, ka thënë Haxhiu.

    Ai ka thënë se PDK-ja ka ofertë të mirë, duke i rritur pagat dhe se të gjitha partitë së bashku nuk kanë mundur të bëjnë sa ka bërë kjo parti.

    Haxhiu ka kritikuar PSD-në e drejtuar nga Shpend Ahmeti, duke thënë se është sovrani që e thotë fjalën e vet në zgjedhje dhe se peshën e dikujt nuk mund ta përcaktojnë subjektet politike.

    “Shpend Ahmeti që e ka tradhtuar elektoratin e Vetëvendosjes e i cili sipas sondazheve nuk peshon as 2 përqind nuk mund të tregojë se kush duhet të dalë në pozitë e kush në pozitë”, është Haxhiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!