×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli dhuron libra për shqiptarët e në Plavë e Guci

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 19:06

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, njëherit kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë vizitës së tij në Plavë dhe Guci, ka dorëzuar sot një koleksion librash për Shtëpinë e Kulturës së sapondërtuar në Vuthaj.


    Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka deklaruar se kjo është vetëm një ndihmesë simbolike për këtë trevë qe përballë stuhive të historisë, ia ka dalë ta mbrojë me nder identitetin kombëtar dhe traditën.

    ”Gjatë vizitës në Plavë e Guci, dorëzova një koleksion librash për Shtëpinë e Kulturës së sapondërtuar nē Vuthaj si donacion nga Kuvendi i Kosovës. Kjo është një ndihmesë simbolike për këtë trevë qe përballë stuhive të historisë, ia ka dalë ta mbrojë me nder identitetin kombëtar dhe traditën tonë. Edhe pse të ndarë prej malesh të larta, lidhja me Kosovën ka qenë dhe do mbetet shumë e fortë”, ka shkruar Kadri Veseli në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!