×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ndalohen 20 irakianë në kufirin shqiptaro-grek, mes tyre 12 fëmijë

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 21:13

    20 irakianë, 12 prej tyre fëmijë, janë ndaluar në kufirin me Greqinë, në hyrje të territorit shqiptar.


    Emigrantët klandestinë kishin si qëllim kalimin tranzit në Shqipëri për të shkuar drejt vendeve të perëndimit.

    Ata janë zbuluar nga patrullimi i përbashkët i policisë kufitare shqiptare dhe ajo FRONTEX në kufirin e gjelbër.

    Bëhet e ditur se kjo është hera e parë që një grup irakianësh ndalohen në Shqipëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!