Ashtu si Policia shqiptare, edhe policia belge ka shpallur në kërkim dy dibranët Elvis dhe Alfred Vladi.
Ata janë shpallur në kërkim për çështjen e “Toyota Yaris”, ku brenda një makine në portin e Durrësit u zbuluan rreth 3.4 milionë euro.
Policia e Belgjikës bën thirrje për të gjithë personat që kanë dijeni për vendodhjen e Elvis dhe Alfred Vladit, që të japin informacion. Ata dyshohen se janë porositësit e miliona eurove të sekuestruara.
Ngjarja u denoncua vitin e kaluar në Parlament nga kryeopozitari Lulzim Basha, i cili akuzon si të përfshirë deputetët e Partisë Socialiste: Taulant Balla, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja. Pak javë më parë, Basha u mor në pyetje për këtë çështje nga prokurorët belgë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.