Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Bollopojë të Istogut. Në aksident janë përfshirë një kamionetë dhe një veturë e tipit “BMW” me targa të Zvicrës.
Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net Xhevat Ibraj zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.
“Po ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bellopojë të Istogut rreht orës orës 19:40. Si pasojë e këtij aksidenti kanë pësuar lëndime 6 persona”, ka thënë Ibraj për Reporteri.net.
Ai thotë se sipas informatave të para të policisë nga ekipet mjekesore gjendja e personave të lënduar është jashtë rrezikut për jetën.
Ibraj thotë se njësitet relevante policore kanë dale në vendin e ngjarjes.
Kujtojmë se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë lansuar ditë më parë fushatën vetëdijësuese “10 rregullat e arta të sigurisë rrugore”, me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafik. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.