×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës: Protesta u zhvillua e qetë dhe pa ndonjë incident

    Reporteri
    25 Mars 2023 | 16:08

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se protesta e thirrur nga PSD-ja ka përfunduar e qetë dhe pa ndonjë incident.

    Sipas njoftimit, protestuesit kanë marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e qeverisë, ku aty kanë realizuar disa aktivitete.

    “Protesta është zhvilluar e qetë dhe pa ndonjë incident, protestuesit kanë marshuar nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ deri te ndërtesa e qeverisë. Aty janë realizuar disa aktivitetet të protestuesve, të cilat janë realizuar pa ndonjë incident”, thuhet në njoftim.

    Policia e Kosovës tha se me njësitet e saja ishte e angazhuar për të siguruar mbarëvajtje të protestës, në mënyrë që ajo të kalojë pa ndonjë incident, që pjesëmarrësit në protestë të shprehin qëllimin e tyre në mënyrë demokratike.

    Protesta është thirrur nga PSD-ja për ta kundërshtuar Marrëveshjen e Ohrit, me të cilën ata thonë se kryeministri Albin Kurti pranoi krijimin e Asociacionit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!