Njësia e antidrogës në veri të Mitrovicës ka njoftuar se pas hetimeve të kryera lidhur me rastin e 24 marsit ku ishin konfiskuar mbi 4 kg marihuanë kanë arrestuar edhe një person të dyshuar me iniciale I.R si dhe është konfiskuar një sasi e drogës.
“Sot më datë 27.03.2023 njësia e antidrogës (DHTN) Mitrovicë veri pasi hetimeve të bëra për rastin e datës 24.03.2023 ku është konfiskuar një sasi e drogës, kanë arrit të identifikojnë dhe lokalizojnë edhe një të dyshuar tjetër me iniciale (I. R.).” thuhet në komunikatë e lëshuar nga Policia, përcjell Reporteri.net.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë ndërsa i është konfiskuar një automjet dhe një telefon.
Njësia e antidrogës në Mitrovicë ende janë duke e hetuar rastin./Reporteri.net/
Komunikata e plotë:
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Antidroga e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës pas hetimeve të kryera arreston edhe një person tjetër lidhur me rastin e datës 24.03.2023, ku ishin konfiskuar mbi 4 kg marihuanë
Prishtinë, 27 mars 2023
Sot më datë 27.03.2023 njësia e antidrogës (DHTN) Mitrovicë veri pasi hetimeve të bëra për rastin e datës 24.03.2023 ku është konfiskuar një sasi e drogës, kanë arrit të identifikojnë dhe lokalizojnë edhe një të dyshuar tjetër me iniciale (I. R.).
I dyshuari i lartcekur është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.
Si prova materiale Policia nga i dyshuari ka sekuestruar një automjet dhe një telefon, përderisa njësia e antidrogës së Mitrovicës veri janë duke kryer hetime relevante për rastin.
Me respekt
ZIMP