×
  • Lajme
  • Lajme

    Njëri 20 dhe tjetri 22 vjeç, nga Emergjenca japin detaje për dy të plagosurit në qendër të Prishtinës

    Reporteri
    27 Mars 2023 | 23:01
    Klinika Emergjente, Prishtinë. Fotografi nga arkivi.

    Dy të plagosurit mbrëmjen e së hënës në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë i përkasin moshës 20 dhe 22 vjeçare.

    Të dytë, aktualisht janë duke u trajtuar në Emergjencën e QKUK’së.

    Gjendja e tyre është stabile.

    Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, tha se dy të plagosurit janë duke u trajtuar në QKUK.

    Njëri nga ta është i plagosur me armë zjarri e tjetri me mjet të mprehtë.

    “Njëri është I plagosur me armë zjarri ndërsa tjetri me mjet të mprehtë. Gjendja është stabile e të dyve. Pas egzaminimeve të kryera, I plaogsuri me armë zjarri do të pranohet në kliniken e Ortopedosë për trajtim të metjutjeshëm, kurse tjeteri do të leshohet për trajtim në shtëpi”, tha Syla për Insajderin.

    Dy presona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

    Të dyshuarit për këtë rast janë identifikuar dhe Policia është në kërkim të tyre.

    Gjuajtje me armë në qendër të Prishtinës, raportohet për dy të lënduar – policia jep detajet e fundit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!