Kosova zhgënjeu duke barazuar 1:1 me Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e dytë kualifikuese për Euro 2024.
Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës, Alain Giresse tha se nuk e mendon dorëheqjen dhe do të vazhdojë të punojë.
“Na ka munguar diçka në fund që të konkretizojmë rastet. Disa vendime të arbritrit nuk ishin të duhura. Ka shumë gjëra që kanë ndikuar që ndeshja të përfundonte me rezultat 1:1. Ishim të vetëdijshëm që Andorra do të luante mbrapa. Jemi përgatitur për këtë mënyrë të lojës. Kemi pasur raste por nuk mundëm të thyenim mbrojtjen. Kam kërkuar të luajmë më shpejt. Veprimi I fundit na ka munguar. Kjo ndikoi. Mendoj që është shumë herët të flitet se puna është e përfunduar sa I përket kualifikimit. Qëllimi është që të punoj dhe vazhdoj punën time këtu. Nuk më intereson mua ajo që ju kënaq juve si vendim”, tha Giresse pas ndeshjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.