×
  • Lajme
  • Lajme

    “Është qepur thesi”, Bajrami i reagon Muratit: Premtimet e juaja i mori era

    Reporteri
    29 Mars 2023 | 12:05

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili ka thënë se deficiti buxhetor është zvogëluar në nivel historik dhe kështu “është qepur thesi i shqyer”.

    Bajrami ka shkruar se nga ky “thes i qepur” Qeveria për dy vjet ka dhënë 98 milionë euro për energjinë elektrike të shpenzuar në veri.

    “Ka pasë premtime edhe për këtë çështje si: ”askujt nuk do t’i paguhet energjia e shpezuar”, por ka kohë që premtimet i ka marrë era”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!