×
  • Sport
  • Sport

    Feronikeli mbetet pa trajner

    Reporteri
    02 Gusht 2019 | 12:00

    Zekirija Ramadani nuk do të jetë më trajner i KF Feronikelit.


    Kështu është vendosur pas një mbledhje të klubit me presidentin, Naser Ramaj, duke analizuar gjendjen e klubit dhe rezultatet e fundit, njofton klubi kosovar.

    “Ramadani u shpall Kampion i Kosovës me Feronikelin duke arritur ta rrëmbejë edhe Kupën e Kosovës dhe sipas rregullave të FFK-së, ai ka fituar me automatizëm edhe Superkupën. Si klub e falënderojmë për bashkëpunimin tejet korrekt dhe i dëshirojmë shumë sukses në vazhdimin e karrierës”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e klubit.

    Ramadani ishte trajneri i parë i Feronikelit që drejtoi skuadrën në garat e UEFA-s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!