×
  • Lajme
  • Lajme

    “Do fitoni një aleat të përkushtuar”, Osmani në Samitin e Demokracisë i drejtohet shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën

    Reporteri
    29 Mars 2023 | 16:14

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e Demokracisë të organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka kujtuar kohën e luftës ku shumë kosovarë u kthyen në atdheun e tyre për të ndërtuar institucionet që regjimi gjenocidal i Millosheviqit i kishte rrafshuar atë kohë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në fjalën e saj, Osmani tha se Kosova është ngritur si shtet nga hiri, ku 15 vite më parë u shpall edhe pavarësia.

    Presidentja e vendit theksoi se sot Kosova është një vend i fuqishëm demokratik e paqedashës.

    “Vetëm 24 vjet më parë pas ndërhyrjes humanitare për të ushtruar gjenocid ndaj popullit tim, miliona kosovare u kthyen në atdheun e vet pasi ishin përjashtuar me forcë duke lënë çdo gjë mbrapa. Pas vitesh vdekje e shkaterrimi, njerëzit u kthyen për të ndërtuar institucionet që regjimi gjenocidal i Millosheviqit i kishte rrafshuar. Ne u ngritëm nga hiri si shtet, 15 vite me parë me vendosmirinë e popullit tonë shpallëm pavarësinë dhe formumuam institucionet. Kemi ecur shumë nga ajo ditë. Sot Kosova eshte vend i fuqishëm demokratik e paqedashës. Mbesim të përqendruar ndaj zhvillimit demokratik. Demokraica është rruga qe populli jonë ka zgjedhur, e zgjedhim për cdo ditë me zgjedhje shembullore, me bartje paqësore te pushtetit, ruajtje te lirive te mediave, edhe pse mbeten shumë gjëra për t’u bërë. Vendosmëria e popullit vjen që pas dekadave të sundimit të pushtimit mu për këtë qëndrojmë kaq fuqimisht përkrah popullit të Ukrainës”, tha Osmani.

    Tutje presidentja e vendit tha se Kosova sot është vend demokratik falë aleatëve të saj, që siç tha ajo i qëndruan afër, ndërsa shprehu mirënjohjen për ta.

    Ajo gjithashtu iu drejtua vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, duke ju thënë “t’i bashkohen shumicës së demokracive të botës pasi do fitojnë një aleat të përkushtuar”.

    “Kosova sot është e lirë dhe vend demokratik, për faktin pasi ju nuk e keni kthyer kokën tjetër kah, por keni vendosur të qëndroni me të pushtuarit. Ne mbesim mirënjohjës për një kontribut të paçmueshëm, jo vetëm në ndërtimin e institucioneve të demokracisë, por keni shpëtuar jetë. Dua të bëj thirrje shteteve fqinje që të qëndrojne përkrah Kosoves, dhe për ato që ende nuk e kanë njohur pavarësinë tonë, t’i bashkohen shumicës së demokracive të botës, do të fitoni një aleat të përkushtuar. Do përpiqemi për të zhdukur forcat destabilizuese brenda rajonit tonë. Flas para juve si një femije lufte, ish refugjate. Ne e kemi kthyer dhimbjen tone në një jetë dedikuar demokracisë”.

    “Ju ftoj të vazhdoni të qëndroni përkrah nesh, dhe ne do vazhdojmë të jemi partner i besueshëm”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!