×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenerali i Forcave Ushtarake të Zvicrës viziton Kosovën

    Reporteri
    02 Gusht 2019 | 13:02

    Gjenerali i Forcave Ushtarake të Zvicrës, Philippe Rebord dhe ministrin për Siguri të kantonit Wallis të Zvicrës, Frederic Favre, kanë ardhur në Kosovë ku u pritën nga ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik,Valdrin Lluka.


    Bashkë me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet kanë vizituar Termocentralin “Kosova A” si termocentralin më të vjetër i ndërtuar në vitin 1962.

    Lluka dhe Rebord kanë bashkëbiseduar për sigurinë nacionale të furnizimit me energji si dhe nevojat e vendit për investime në këtë sektor jetik për ekonominë e Kosovës.Po ashtu, gjatë vizitës Lluka ka informuar Rebordin dhe Favren për pasuritë që posedon Kosova, respektivisht rezervat e linjitit.

    “Ne kemi ligjin për energji dhe Kosova është vendi i tretë në Evropë për rezerva të linjitit”.

    Ai gjithashtu ka bërë të ditur se nga viti 2020 Kosova do t’i kontrollojë kufijtë e vet energjetikë duke përmendur Transmisionin mes Kosovës dhe Shqipërisë.Duke folur rreth projekteve kapitale në fushën e energjisë Ministri Lluka ka përmendur ndërtimi e Termocentralit “Kosova e Re”, ndërsa ka njoftuar mysafirët për aplikimin në fonde të BE-së për ndërrimin e filtrave të Termocentralit “Kosova B”.

    Ndryshe, gjenerali Rebord ka falënderuar Llukën për prezantimin e projekteve në fushën e energjisë duke shtuar se tashmë shihet se Kosova ka një plan afatgjatë në fushën e energjisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!