×
  • Lajme
  • Botë

    Avioni detyrohet të bëjë ulje emergjente, shkak pasagjeri i dehur

    Reporteri
    30 Mars 2023 | 16:58

    Një avion i “Turkish Airlines”, që fluturonte nga Stambolli në Singapor, ka bërë një ulje emergjente në Indi, për shkak të një personi të dehur i cili sulmoi dhe ofendoi ekuipazhin e kabinës.

    Pasi u sulmuan dhe nuk arritën ta neutralizonin pasagjerin, stafi i komunikoi pilotit situatën dhe ky i fundit mori vendimin që të bënte ulje emergjente në aeroportin më të afërt.

    Pasi mori lejen e kullës, avioni u ul në pistë dhe menjëherë në avion mbërritën forca të shumta policie, të cilat bënë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e personit.

    Pas rreth dy orësh qëndrimi në Nju Delhi, avioni u ringrit në fluturim për të vijuar drejt destinacionit final./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!