×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje i reagon Thaçit rreth kërkesës për mandatarin e ri të Qeverisë

    Reporteri
    02 Gusht 2019 | 13:48

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një shkrese zyrtare dërguar bartësit të koalicionit fitues të zgjedhjeve të fundit, Kadri Veselit, i ka kërkuar edhe zyrtarisht koalicionit PAN që të propozojnë kandidatin e ri për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së Kosovës.


    Shemsi Syla nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se janë kundër veprimit të Presidentit.

    Syla ka thënë se i kanë gati nënshkrimet për ta shpërbërë Kuvendin dhe se ata duan zgjedhje sa më parë të jetë e mundur.

    Këto komente Syla i ka bërë në fillim të konferencës së LVV-së, lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes dhe të FSK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!