×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA sanksionon një sllovak, dyshohet se ndihmoi Rusinë të blejë armë nga Koreja e Veriut

    Reporteri
    30 Mars 2023 | 20:31

    Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj një sllovaku, nën dyshimet se ka punuar për Rusinë, në përpjekjet e Moskës për të blerë armë dhe municion nga Koreja e Veriut, me qëllim që të mbështesë luftën e saj në Ukrainë.

    Ashot Mkrtychev, 56 vjeç, nga Bratislava ishte i përfshirë në arritjen e marrëveshjeve për shitje për Korenë e Veriut për të transportuar armë dhe municione në Rusi midis fundit të vitit 2022 dhe fillimit të vitit 2023, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

    Në këmbim, Phenjani do të merrte para të gatshme, avionë komercialë, mallra të tjera dhe lëndë të para, tha Thesari.

    Mkrtychev ka punuar me zyrtarët e të dyja shteteve për të arritur marrëveshjet, tha SHBA-ja.

    “Negociatat e Mkrtychev me Korenë e Veriut dhe zyrtarët rusë dhanë përfitime për të dyja palët, përfshirë edhe pagesat financiare dhe marrëveshjet për armët”, tha SHBA-ja. “Ai konfirmoi gatishmërinë e Rusisë për të marrë pajisje ushtarake nga Koreja e Veriut”.

    Thesari nuk tha se nëse ndonjëra prej këtyre marrëveshjeve është zbatuar apo nuk tregoi për armë specifike, po tha se ka vendosur sanksione ndaj Mrtychev.

    SHBA-ja tha se vitin e kaluar, pas rritjes së sulmeve ajrore në Ukrainë, Rusia kishte blerë municione artilerie dhe raketa nga Koreja e Veriut.

    Zëdhënësi Këshillit për Siguri Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, atëbotë tha se Koreja e Veriut po dërgonte municion në Rusi, por gjithë këtë gjë po e kamuflonte gjoja se po dërgonte armë në Lindjen e Mesme apo në Afrikën Veriore.

    Kirby po ashtu ka tha se Koreja e Veriut ka dërguar armë për grupin mercenar rus, Wagner, që po lufton në Ukrainë.

    Koreja e Veriut ka mohuar pretendimet e SHBA-së se i ka dërguar armë Rusisë.
    Sipas vendimit Mkrtychec do të ndalohet që të bëjë biznes në SHBA dhe amerikanëve u ndalohet që të bëjnë biznes me të./REL/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!