×
  • Lajme
  • Botë

    Shkatërrohet banda kriminale e drogës në Britani, arrestohen katër shqiptarë

    Reporteri
    30 Mars 2023 | 21:43
    Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Një bandë kriminale e trafikut të drogës me katër anëtarë shqiptarë dhe disa shtetas të huaj, është shkatërruar nga policia britanike.

    Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për 54-vjeçarin Kole Leshi, 23-vjeçarin Kladji Leshi, 53-vjeçari Dritan Lleshi dhe kreu i bandës 38-vjeçarin Ermal Biba.

    Mediat shkruajnë se shqiptarët bashkë me disa shtetas të huaj kanë dalë para drejtësisë britanike ditën e hënë. Mësohet se gjyqi është mbajtur për tre ditë dhe është se të arrestuarit janë kapur në flagrancë duke transportuar kanabis dhe kokainë nga Londra drejt zonës Harrogate.

    Ditën e parë të seancës gjyqësore, të pandehurit mohuan akuzat, mirëpo ditën e dytë, Lleshi, Biba dhe një shtetas i huaj pranuan përfshirjen e tyre në bandën e trafikut të drogës.

    Biba, si kreu i bandës, dyshohet se ka rekrutuar Kole dhe Kladji Leshi. Autoritete britanike kanë sekuestruar dogë e cika vlerësohet deri në 25,000 paund. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!