×
  • Lajme
  • Botë

    Donald Trump i pari ish-president i SHBA-së i vënë nën akuzë penale, demokratët: Askush nuk është mbi ligjin

    Reporteri
    31 Mars 2023 | 8:07

    Presidenti i SHBA Joe Biden nuk ka komentuar aktakuzën e paraardhësit të tij dhe ka pasur pak përgjigje zyrtare nga Komiteti Kombëtar Demokratik.

    Por disa demokratë kanë folur hapur, duke përfshirë figurën e lartë të partisë Nancy Pelosi, prej kohësh një nga kritikët më të vendosur të Trump.

    Ajo shkroi në Twitter: “Askush nuk është mbi ligjin dhe të gjithë kanë të drejtën e një gjyqi për të provuar pafajësinë.

    “Shpresojmë se ish-presidenti do të respektojë në mënyrë paqësore sistemin, i cili i jep atij këtë të drejtë,” tha ajo, duke shtuar se juria e madhe që kishte votuar për aktakuzën “veproi sipas fakteve dhe ligjit”.

    Donald Trump do të jetë ish-presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të përballet me akuza penale

    Akuzat konkrete ende s’janë bërë të ditura, por çështja lidhet me një pagesë ndaj një ylli të filmave për të rritur gjatë fushatës së tij të 2016-s.

    Trump këmbëngul se do të vazhdojë të kërkojë nominimin për të rikandiduar për president të SHBA-së në garën presidenciale të 2024-ës, edhe nëse juria e madhe votonte për të paditur. /Reporteri.net/

    Trump do të akuzohet për skandalin me aktoren e filmave për të rritur, aktakuza do të ngritët në ditët në vijim

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!