×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Mërgata shqiptare në ShBA e gatshme për të ndihmuar Kosovën

    Reporteri
    31 Mars 2023 | 9:09

    Mërgata shqiptare në Amerikë është e gatshme si gjithmonë për të ndihmuar Kosovën, veçanërisht në fushën e arsimit dhe të zhvillimit ekonomik. Kështu ka thënë kryeparlamentari Glauk Konjufca në takimin përmbyllës me mërgatën shqiptare në Uashington, gjatë vizitës që kryetari i Kuvendit po i bënë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Kështu tha kryeparlamentari Konjufca përmes një statusi në facebook.

    Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ish-ambasadorit William Walker, mbështetësi i madh i Kosovës, i cili sipas tij, ka ndihmuar gjithmonë në nivele ndërkombëtare.

    Ambasadori Walker, inkurajoi Kosovën të vazhdojë rrugën e reformave dhe modernizimit të shoqërisë së saj.

    “Mërgata kosovare ishte e përfaqësuar nga një grup i përzgjedhur i biznesmenëve, profesionistëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile. U tregova nga afër për situatën aktuale në Kosovë dhe për progresin e arritur në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe theksova rëndësinë e zhvillimit të ekonomisë dhe të investimeve, si dhe nevojën për të punuar për integrimin e Kosovës në familjen e BE-së”, shkruan Konjufca

    Së bashku, ai thotë se kanë diskutuar për proceset aktuale në Kosovë dhe për sfidat e ardhshme që pritet të ballafaqohemi.

    “Gjithashtu u dakorduam se marrëdhëniet midis dy vendeve duhet të forcohen edhe më shumë, duke përfshirë bashkëpunimin në fusha si ekonomia, arsimi, kultura dhe siguria. Vlerësova përpjekjet dhe ndihmën e diasporës kosovare dhe ritheksova se ne jemi të hapur për të dëgjuar mendimet dhe sugjerimet e tyre në çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën dhe dyert e investimeve në vendlindjen e tyre janë të hapura sot më shumë se kurdoherë më parë”, shkruan tutje kryeparlamentari Konjufca.

    Sipas Konjufcës takimi u mbyll me premtimet “që të punojmë së bashku në interes të Kosovës dhe të mërgatës!”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!