Një person ka vdekur në Prishtinë, derisa ishte duke qëndruar me vëllain dhe shokun e tij.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen, derisa trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
“Prishtinë 30.03.2023 – 14:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë deri sa ishte me vëllain dhe shokun e tij, ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, njofton Policia.
Një vdekje e dyshimtë po ashtu ka ndodhur edhe në Obiliq ku një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.
Trupi është dërguar në IML për obduksion.
“Një femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML në obduksion”, thuhet në raportin e PK-së. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.