Trajnerja dhe kampionia olimpike, Majlinda Kelemendi, ka thënë se gratë në Kosovë janë më punëtore, pasi sipas saj, kur kanë një qëllim askush nuk mund t’i ndalojë.
Kështu deklaroi Kelmendi në një intervistë dhënë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, transmeton Klankosova.tv.
31-vjeçarja tani është duke trajnuar kampionet olimpike Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
“Nuk është aq e vështirë sepse edhe kur kam qenë sportist gjithmonë jam munduar t’i ndihmoj”, ka shpjeguar Kelmendi.
Kelmendi potencoi se ende ka raste kur gjatë një lufte po emocionohet që të hidhet në tatami.
“(Kur jam në karrigen e trajnerit) bërtas shumë, ngrihem dhe harroj që nuk mund të flas gjatë luftës. Por ndonjëherë emocionohem aq shumë sa dua të hidhem në tatami!”
Kelmendi gjithashtu beson se Kosova mund të shkruajë edhe më shumë histori në këtë sport.
“Përderisa e kemi Tonin kryetar, besoj vërtet se Kosova do të ketë një skuadër të suksesshme xhudo”, tha Kelmendi.
“Ajo është vërtet e fortë, por nuk kishte aq shumë përvojë, veçanërisht për garat e mëdha të seniorëve”, shtoi Kelmendi për 22-vjeçaren që së fundi ka ngjitur dy podiume të Grand Slam të IJF-së.
“Kështu që tani kemi disa emra të rinj të mirë edhe për djemtë dhe vërtet besoj se xhudoja e Kosovës nuk do të përfundojë apo ndalet me gjeneratën që e kemi tani sepse po punojmë edhe për brezin e ri”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.